Real Madrid tri ndeshje larg vendosjes së rekordit të ri

Real Madridi po i afrohet historisë së klubit.
Mund të duket sikur ndodh shpesh, por Carlo Ancelotti mund të jetë gati ta drejtojë skuadrën e tij drejt një rekord klubi të të gjitha kohërave.
Los Blancos e kanë nisur sezonin në formë të jashtëzakonshme, duke fituar nëntë ndeshjet e para dhe duke shënuar 24 gola.
Kjo i lë ata në distancë prekëse nga fillimi më i mirë i një sezoni në historinë e Real Madridit. Rekordi, i vendosur në 11 fitore, u arrit për herë të parë nga Miguel Munoz në vitin 1961 gjatë epokës së parë të artë të suksesit të Real Madridit. Më pas ai barazoi atë rekord përsëri në vitin 1968, por nuk mundi ta kalonte Rapid Vjenën, sipas Diario AS.
Skuadra e Ancelottit përballet me Osasuna dhe Shakhtar Donetsk në shtëpi, me të cilat mund të barazojnë rekordin, përpara se të përballen me Getafen në Coliseum Alfonso Perez për rekordin e mundshëm./IndeksOnline/