09:04 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Real Madrid vendos përfundimisht për Modric

Luka Modric ka qenë emri më i përfolur gjatë këtyre ditëve të merkatos.

Futbollisti më i mirë i Kupës së Botës në Rusi është kërkuar me ngulm nga skuadra italiane, Inter, shkruan indeksonline.

Mirëpo sipas Marca, Real Madrid nuk ka ndërmend që ta lejoj yllin e tyre të largohet.

Modric u transferua në Madrid në vitin 2012 nga Tottenham, ku në 166 paraqitje ka shënuar nëntë gola dhe ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/