Real Madrid zyrtarizon Rudiger

Qendërmbrojtësi gjerman Antonio Rüdiger është tashmë një lojtar i ri i Real Madridit . Skuadra madrilene sapo ka zyrtarizuar ish-mbrojtësin e Chelseat me kosto zero.
Rüdiger, 29 vjeç dhe 190 centimetra i gjatë , refuzoi ofertat e njëpasnjëshme të rinovimit me Chelsean duke qenë i vendosur të bashkohet me Realin.
Mbrojtësi gjerman ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me kampionët e Evropës.
Mbetet të shihet se çfarë plani ka Ancelotti për të shpërndarë pozicionet mes Rüdiger, Alaba, Militao, Nacho apo Mendy./Indeksonline/