75 Mall Live Search
12:07 / E Enjte, 27 Janar 2022 / B O

Real Madridi afër të nënshkruaj me yllin francez, Barça pranë marrëveshjes me Dortmundin!

Real Madridi është përcaktuar për blerjen e parë në këtë afat kalimtar. Mesfushori francez, Aurélien Tchouameni pritet të jetë nënshkrimi i parë i madrilenëve.

Shefi i skautëve të Realit, Juni Calafat ka udhëtuar sot në Monako për të finalizuar marrëveshjen.

Ka qenë kërkesa e Ancelottit që të sigurohet një mesfushor shkatërrues dhe zgjedhja e skuadrës është 22 vjeçari francez.

Raportohet se madrilenët që dy ditë kanë diskutuar blerjen me agjentin e futbollistit, Jonathan Kebe dhe se ka marrëveshje mes dy palëve. Duarkryq nuk po qëndron as Barcelona.

Raportohet se katalonasit po negociojnë me Dortmundin transferimin e belgut Meunier.

30 vjeçari pëlqehet nga Xavi dhe se ka përparime në diskutimet mes dy palëve./Indeksonline/