75 Mall Live Search
18:17 / E Shtunë, 27 Janar 2024 / Gj. Sh

Real Madridi arkëton tri pikë në një teren të vështirë, merr kreun në La Liga

Skuadra e Real Madrid ka shënuar fitore 1:2 ndaj Las Palmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.

Mysafirët u gjenden në disavantazh në minutën e 53’të, pasi për 1:0 shënoi Javier Munoz, shkruan Indeksonline

Por, skuadra e Carlo Ancelottit tregoi se në stadiumin “De Gran Canaria” kanë udhëtuar për tri pikë.

Fillimisht rezultatin e barazoi Vinicius Junior pas një super asisti nga Camavinga në minutën e 65’të.

Kurse golin e fitores e shënoi mesfushori i Kombëtares së Francës, Tchouameni në minutën e 84’të.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 54 pikëve dhe ngritet në pozitën e parë, dy më shumë se Girona (52)./Indeksonline/