75 Mall Live Search
14:29 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / L A

Real Madridi arrin akord me talentin spanjoll

Real Madridi si duket ka mposhtur Barcelonën për shërbimet e lojtarit të Malagas, Antonio Cordero.

Siç raporton “Marca”, Cordero pritet të vijë në janar përkrah lojtarit të Leganesit, Lamini Fati.

18-vjeçari, shihet si një nga talentët e futbollit spanjoll ku po shkëlqen me Malagan në Ligën e Dytë spanjolle.

Cordero, është gjithashtu edhe reprezentues i Kombëtares spanjolle në grupmoshat U19, ku kishte luajtur edhe në “Fadil Vokrri” ndaj Përfaqësueses sonë.

Spanjolli, këtë sezon ka bërë 18 paraqitje me Malagën dhe ka shënuar 3 gola në të gjitha garat./IndeksOnline/