75 Mall Live Search
23:00 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / G T

Real Madridi barazon pikët me Barcelonën, fiton ndaj Villarrealit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në javën e nëntë në La Liga, pasi mposhti 2:0 Villarrealin në “Santiago Bernabeu”.

Qysh në minutën e 14’të, Fede Valvede me një supergol kaloi vendasit në epërsi, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Real Madridi shënoi edhe një gol tjetër për t’i siguruar tri pikë ndaj Villarrealit.

Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi brazilian, Vinicius Junior.

Kujtojmë që me këtë fitore, skuadra e Carlo Ancelottit ka shkuar në kuotën e 21 pikëve në pozitën e dytë, aq ka edhe Barcelona në pozitën e parë – por që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/