75 Mall Live Search
19:16 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / LB

Real Madridi bëhet klubi i parë me 1000 gola në kupat evropiane, skuadra e dytë ka vetëm 768 gola!

Karim Benzema ka arritur të shënojë golin historik për Real Madridin. Goli i Benzemas në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Shakhtar Donetsk është i 1000-ti për Realin në garat e kupave evropiane.

Bayern Munchen është skuadra e dytë që ka më shumë gola të realizuar. Besoni apo jo, bavarezët kanë vetëm 768 gola, pra një diferencë e largët ndaj “mbretërve” madrilenë./Indeksonline/