75 Mall Live Search
18:32 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Real Madridi bëhet “pazar” për Juventusin, pritet blerja e këtij futbollisti

Klubi i Juventusit siç duket edhe blerjen e radhës do ta bëjë nga klubi i Real Madridit.

Kësaj radhe klubi Italian është i interesuar për transferimin e Dani Ceballos i cili aktualisht është i huazuar te Arsenali, transmeton IndeksOnline.

Real Madridi e vlerëson futbollistin me 40 milionë euro dhe po ashtu janë të interesuar për shitjen e tij.

Kurse Juventusi pritet që t’i ofroj futbollistit pagë 4-5 milionë euro për sezon.

Ndërsa Arsenal janë të interesuar që të mbajnë Ceballos në skuadër./IndeksOnline/.