75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / C E

Real Madridi deklarohet për raportimet e arritjes së ujdisë me Mbappen

Real Madridi ka dalë me një komunikatë zyrtare sa i përket raportimeve se ka arritur marrëveshje me futbollistin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Klubi nga Madridi ka refuzuar të gjitha këto raportime duke i quajtur të ‘rreme’.

“Duke pasur parasysh informacionet në media për negociatat mes lojtarit Kylian Mbappé dhe klubit tonë, Real Madrid deklaron se ky informacion është kategorikisht i rremë”, thuhet në komunikatë.

“Negociatat nuk janë zhvilluar me një lojtar që i përket Paris Saint-Germain”.

Saga e Mbappes me Real Madridin ka gati që dy vjet që po përflitet, por nuk është arritur ndonjë ujdi zytare.