75 Mall Live Search
13:12 / E Martë, 08 Tetor 2024 / L K

Real Madridi del me njoftim zyrtar për lëndimin e Militaos

Real Madridi ka konfirmuar se Eder Militao pësoi një dëmtim muskulor në kuadricepsin e këmbës së majtë dhe se prania e tij në ndeshjet e ardhshme do të varet nga evolucioni i tij.

Objektivi është që ai të jetë gati për ndeshjen e 19 tetorit ndaj Celtës, por gjithçka do të varet nga ndjesitë që lojtari ka në stërvitje.

Militao përfundoi i dëmtuar në ndeshjen e fundit të ligës kundër Villarrealit dhe mbeti jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e tetorit./Indeksonline/