75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Real Madridi dëshiron transferimin e portierit të Milanit

Reali është duke kërkuar një zëvendësim për Keylor Navasin.

E portieri që mund ta zëvendësoj Navasin mund të jetë Pepe Reina i Milanit, transmeton Indeksonline.

Përvoja e Reina është parë si ideale për ekipin spanjoll, po ashtu as Milani nuk do ta kundërshtonte largimin e tij, i cili ka një pagë shumë të lartë.

Kurse edhe për Pepe do të ishte një mundësi e mirë, transferimi në këtë skuadër./Indeksonline/.