75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / L A

Real Madridi do të mbajë një minutë heshtje në ndeshjen ndaj Milanit

Ditë më parë Spanja është kapluar nga tragjedia, ku ka pasur përmbytje në disa regjione.

Real Madridi, do të mbajë një minutë heshtje në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit, ku të dyja ekipet do të mbajnë fanellën me mbishkrim “Ne jemi të gjithë Valencia”.

Kujtojmë se nga kjo tragjedi, ka pasur viktima ku numri ka shkuar mbi 200 viktima./IndeksOnline/