Real Madridi do të prezantoj tre transferimet e para në “Bernabeu”

Real Madrid ka gati tre transferimet e para për sezonin e ardhshëm.
Klubi mbretëror ditën e sotme përfundoi testet mjekësore me Jude Bellingham, i cili nënshkroi marrëveshje afatgjatë të vlefshme deri në qershor 2029, shkruan IndeksOnline.
Trasnferimi i dytë i Real Madridit do të jetë Brahim Diaz, i cili do të kthehet nga huazimi tre vjeçar te Milani pasi ka rënë dakord me kushtet për marrëveshjen e re në Madrid deri në qershor 2027.
“Los Blancos” gjithashtu kanë arritur marrëveshje me Rayo Vallecanon për transferimin e Fran García, për të cilin do të paguajnë 5 milionë euro.
Real Madridi do ti prezantoj tre transferimet e para javën e ardhshme në stadiumin “Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/