08:30 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / B O

Real Madridi e largon dështakun serb

Tashmë duket vetëm çështje orësh dhe Luka Jovic do largohet nga Real Madridi. Mes Fiorentinës dhe Real Madridit ka një marrëveshje për huazimin e tij.

Paga e futbollistit është 6 milionë dhe e tillë ka mbetur, 3 milionë do ti paguajë Reali dhe tre Fiorentina. Agjenti Fali Ramadani mbrëmë ka kryer të gjitha detajet e marrëveshjes.

Sulmuesi do të udhëtoj gjatë ditës për në Itali ku do të prezantohet te “Viola”.

Jovic erdhi me bujë te Real Madridi nga Eintracht Frankfurti, por që asnjëherë nuk ka treguar cilësi në fazën e sulmit./Indeksonline/