Real Madridi e publikon listën për Superkupën e Spanjës, ky është vendimi për Mbappen
Real Madridi pritet të udhëtojë sot drejt Arabisë Saudite për të marrë pjesë në Superkupën e Spanjës, e cila zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave.
“Los Blancos” do të përballen me rivalët e qytetit, Atletico Madridin, në gjysmëfinale më 8 janar, ndërsa një fitore do t’i siguronte një takim në finale të dielën ndaj Barcelonës ose Athletic Bilbaos.
Para udhëtimit drejt Xhedahut, trajneri Xabi Alonso ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për këtë turne.
Lajmi kryesor është se Kylian Mbappe është lënë jashtë skuadrës, pasi Real Madridi ka vendosur të mos rrezikojë me golashënuesin e tij kryesor, i cili po rikuperohet nga një problem me ligamentet.

