Real Madridi e transferon talentin më premtues në botë, detajet e kontratës

Talenti më premtues aktualisht në botë, braziliani Endrick e ka kryer marrëveshjen me Real Madridin.
16 vjeçari i skuadrës Palmeiras i ka kushtuar 60 milionë euro skuadrës madrilene.

Kontratat dhe dokumentet janë nënshkruar në 24 orët e fundit dhe semarrëveshja tani mund të konsiderohet e vulosur dhe e përfunduar.
Endrick do t’i bashkohet Real Madridit në korrik 2024 kur do të mbushë 18 vjeç pasi futbollisti brazilian tani është 16 vjeç.
Për shkak të rregullave, kontrata e Endrick do të jetë deri në qershor 2027, plus tre vjet opsion shtesë për klubin, pra deri në vitin 2030./Indeksonline/