Real Madridi fiton lehtë ndaj Salzburgut, shkëlqen Vini Jr

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 3:0 ndaj RB Salzburgut, në ndeshjen e raundit të tretë në Kupën e Botës për Klube.
Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Vinicius Jr në minutën e 40’të, shkruan Indeksonline
Pak sekonda pa përfunduar pjesa e parë, Fede Valverde shënoi për 2:0 pas asistit nga Vini Jr.
Në pjesën e dytë, ekipi i Xabi Alonsos shënoi edhe një gol tjetër. Ishte Garcia që shënoi për fitore.
Kujtojmë që Reali tashmë ka siguruar fazën eliminim/direkt dhe do luajë ndaj Juventusit./Indeksonline/