Real Madridi fiton pa problem në udhëtim ndaj Gironas, merr pozitën e liderit në La Liga

Pas humbjes ndaj Atletico Madridit, Real Madridi është rikthyer te fitorja në La Liga, për të rrëmbyer edhe pozitën e liderit në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi në udhëtim ndaj Gironas, duke ia shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë për këtë sezon.
“Los Blancos” e fituan takimin me rezultatin e pastër, 0:3.
Joselu Mato (17′), Aurelien Tchouameni (21′) dhe Jude Bellingham (71′) shënuan për fitoren e skuadrës madrilene.
Real Madridi pas kësaj fitore ka 21 pikë në krye të tabelës, një më shumë se Barcelona.
Girona është e treta me 19 pikë.