75 Mall Live Search
22:58 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / C E

Real Madridi fiton pastër ndaj Cadizit

Real Madridi ka arritur fitoren e 19-të sezonale në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan 0:2 në udhëtim ndaj Cadizit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në elitën e futbollit spanjoll.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Nacho Fernandez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 72-të të ndeshjes.

Katër minuta më vonë, Asensio realizoi për 0:2.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 62 pikëve në pozitën e dytë, 10 më shumë se Barcelona që luan nesër.

Në anën tjetër, Cadizi mbetet i 15-ti me 31 pikë gjithsej.