Real Madridi fton legjendën gjermane në “Santiago”, s’e ka shikuar Bayernin që nga viti 2023

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Bayern Munich sonte luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Siç raporton “Bild”, skuadra madrilene i ka bërë ftesë të veçantë legjendës, Oliver Kahn, shkruan Indeksonline
Kahn ishte CEO i Bayernit pas largimit të Karl-Heinz Rummenigge gjatë vitit 2021, por legjenda gjermane më pas u shkarkua nga pozita në maj të vitit 2023.
Që nga kjo kohë, Kahn nuk e ka shikuar “live” ekipin “Bavarez” dhe për këtë arsye skuadra spanjolle, Real Madrid i ka bërë ftesë të veçantë ish-portierit.
Kujtojmë që ndeshja e parë mes Real Madrid dhe Bayern Munich ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2 në stadiumin “Allianz Arena”./Indeksonline/