75 Mall Live Search
18:51 / E Martë, 06 Gusht 2024 / Gj. Sh

Real Madridi futet në garë për shërbimet e talentit 16-vjeçar

Real Madridi është futur në garë për adoleshentët më të talentuar në botë, kjo dëshmohet nga nënshkrimi i Endrick Felipe dhe ndjekja e Leny Yoro. Tjetri në radhë është ylli 16-vjeçar i River Plate, Franco Mastantuono.

Los Blancos janë lidhur shumë me Mastantuonon prej disa kohësh dhe thuhet se kanë vulosur jo vetëm miratimin e lojtarit, por edhe kushtet personale me të. Pavarësisht raporteve se ata kishin bërë një ofertë prej 25 milionë euro për Mastantuonon muajin e kaluar, shkruan IndeksOnline.

Mastantuono ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë euro dhe marrëveshja e tij aktuale me River skadon në fund të vitit 2026.

Ditët në vijim do të mësohet se çfarë do të bëhet me shërbimet e lojtarit. /IndeksOnline/