75 Mall Live Search
16:18 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Real Madridi “galaktik” edhe në rrjetet sociale, lë prapa shumë ekipe të njohura

Padyshim se rrjetet sociale janë pjesë e pandashme e jetës sonë.

Prandaj, kjo është edhe një nga arsyet pse thuajse çdo klub përqendrohet në pasqyrim online të klubit të tyre.

Kur kemi ardhur në përfundim të dekadës së dytë të shekullit të ri, sajtet ndërkombëtare të statistikave kanë publikuar të dhëna interesante sa i përket numrit të ndjekësve në rrjetet sociale.

Real Madridi kryeson në vendin e parë, me 223, 888, 433 ndjekës në “Twitter”, “Facebook” dhe “Instagram”. Në pozitë e dytë është Barcelona me 213, 614, 164 ndjekës, ndërsa top3-shen e mbyll Manchester United me 125, 979, 251 ndjekës.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë: