75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 01 Maj 2025 / L A

Real Madridi hyn në garë për yllin e Leverkusenit

Real Madridi do të bëjë lëvizje gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Sipas “AS”, “Madrilenët” kanë hedhur sytë nga Gjermania ku tashmë kanë hyrë në garë për yllin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah.

Ata ju bashkohen konkurrencës së Barcelonës dhe Bayern Munich, të cilat po ashtu kanë shprehur interesim për të.

Kujtojmë se Tah njoftoi për largimin e tij nga Leverkuseni pas 10 vjetësh në skuadër, pasi vendosi të mos vazhdonte kontratën e tij që i skadon në fund të këtij sezoni.

Ai ka bërë rreth 304 paraqitje me Leverkusenin, ku ka arritur të fitojë titullin e Bundesligës, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe ka arritur finalen e Ligës së Evropës./IndeksOnline/