Real Madridi i afrohet Barcelonës, hapet sërish gara për titull në La Liga

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Getafes në javën e 15-të në La Liga.
Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline
Fillimisht shënoi mesfushori anglez, Jude Bellingham nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 30’të.
Më pas, Kylian Mbappe dyfishoi epërsinë me një gol të bukur pas një asisti nga Bellingham.
🚨 Kylian Mbappe misses a big chance!pic.twitter.com/dRuBZ46RiK
— Goals Hub (@GoalsHub_) December 1, 2024
Në pjesën e dytë nuk pati gola, kështu ekipi i Carlo Ancelottit e mbylli ndeshjen me tri pikë të mëdha.
Tani, skuadra madrilene shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se lideri Barcelona (34), plus një ndeshje më pak./Indeksonline/