75 Mall Live Search
23:08 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / G T

Real Madridi i jep shpresë Gironas, barazon në “Mestalla”

Skuadra e Real Madridit ka barazuar 2:2 ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë, me anë të Hugo Duros dhe Yaremchuk, shkruan Indeksonline

Golin e parë për Real Madrid e shënoi Vinicius Junior.

Në pjesën e dytë, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit shënoi edhe një gol tjetër për ta barazuar rezultatin.

Me këtë pikë, Real Madrid mbetët në pozitën e 1-të me 66 pikë, kurse Valencia në pozitën e 9-të me 37 pikë./Indeksonline/