75 Mall Live Search
22:57 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / G T

Real Madridi i qëndron afër Barçës, fitore e vështirë në “Mestalla”

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Golin e parë e shënoi Carreras në minutën e 65’të.

Kurse të dytin e realizoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe në minutën e fundit të ndeshjes.

Me fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e 2-të, një më pak se lideri, Barcelona (58)./Indeksonline/