Real Madridi ia mbyllë dyert Mourinhos
Vendimi i Manchester Unitedit për ta larguar Jose Mourinhon ka ngjallur spekulime se portugezi mund të rikthehet në Real Madrid, por drejtuesit e klubit nuk janë duke e menduar këtë opsion.
Besimi në Santiago Solarin mbetet dhe drejtuesit besojnë se ai mund ta drejtojë skuadrën suksesshëm në vazhdim.
Raportet e Mourinhos me Florentino Perezin dhe Jose Angel Sanchez janë të përsosura, dhe janë në kontakte vazhdimisht, por gjasat për një ri-bashkim janë të vogla.
Drejtuesit madrilen besojnë se epoka e Mourinhos në Bernabeu ka marrë fund, dhe se nuk e duan rikthimin e tij, transmeton IndeksOnline.
Eksperiencat e tij të këqija te Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë lënë shije të hidhur edhe te Real Madridi.
Kështu, kampioni i Evropës nuk është duke e menduar rikthimin e portugezit as edhe në të ardhmen./IndeksOnline/