75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / OSH

Real Madridi ia merr një talent të madh Barcelonës, ishte kapiten i skuadrës

Real Madridi i ka marr Barcelonës njërin nga talentët më premtues që kishte, Jaume Jardí.

19 vjeçari që ishte kapiten te Barcelona B nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me katalonasit për renovimin e kontratës e cila i skadoi me 30 qershor.

Real Madridi e ka kuptuar këtë situatë duke e bindur atë për një kontratë me madrilenët.

Në sezonin 2019-2020, Jardi ishte golashënuesi më i mirë për të rinjtë e Barcelonës.

Në sezonin që lamë pas, spanjolli ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 3 asistime për Barçën.

Madje, ai ishte një nga favoritët për të debutuar te skuadra e parë katalonase./Indeksonline/