75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Real Madridi ka punë me Igli Taren

Presidenti i Realit të Madridit është i fiksuar pas mesfushorit serb të Lazios të cilin dëshiron ta transferojë me çdo kusht në skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme.

Për të bindur drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, dhe presidentin Lotito, Reali ka bërë gati një ofertë të re shumë interesante që mund t’i pëlqejë klubit bardhekaltër.

Merenguesit janë gati të vendosin në pjatë 50 milionë euro, plus kartonin e kolumbianit James Rodriguez për të bindur lacialët të lejojnë largimin e Milinkoviq-Saviq.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve të Lazios ndaj interesimit të Realit të Madridit, por dëshira e futbollistit mund të rezultojë përcaktuese në këtë transferim.