75 Mall Live Search
17:26 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Real Madridi ka zgjedhur tashmë liderin e skuadrës për tri vitet e ardhshme

Real Madridi i ka dhënë Gareth Bales lirinë që t’i prijë sulmit pasi Cristiano Ronaldo u largua drejt Juventusit për 105 milionë funte në korrik.

Uellsiani e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri duke shënuar tre gola në po aq ndeshje deri më tani.

Real Madridi ka qenë i lidhur me Eden Hazard, Neymar dhe Kylian Mbappe për ta zëvendësuar Ronaldon, por klubi vendosi ta mbajë Balen, i cili ishte pranë rikthimit në Angli.

Dhe e përditshmja spanjolle, Marca, shkruan se 29-vjeçari zgjodhi ta zëvendësojë Ronaldon në vazhdim, transmeton IndeksOnline.

Real Madrid Gareth Bale Cristiano Ronaldo Juventus

Kampioni i shumëfishtë evropian është i vetëdijshëm për aftësitë që posedon Bale.

Ai u transferua nga Tottenhami për 86 milionë funte para 5 vitesh duke e ndihmuar skuadrën ta fitojë titullin e Champions Leagues në sezonin e tij të parë.

Bale nuk ka shënuar ende gola aq sa Ronaldo në Real Madrid, por ka qenë pjesë kruciale e skuadrës në vitet e fundit.

Dhe cilësitë e tij tregojnë se Real Madridi nuk ka shkaktuar asnjëherë panik për të investuar në ndonjë blerje të madhe./IndeksOnline/