Real Madridi konfirmon lëndimin e Rodrygos, mungon rreth 20 ditë

Futbollisti brazilian, Rodrygo do t’i mungoj Real Madridin rreth 20 ditë shkaku i një lëndimi.
Klubi mbretëtor përmes rrjeteve sociale ka publikuar raportin mjekësor, e cila thotë se futbollisti ka një dëmtim muskolor në këmbën e djathtë, shkruan Indeksonline
Ky lëndim i paraqitur vonon rreth 15 apo 20 ditë deri në rikuperim.
Andaj, lojtari në fjalë do të mungoj në ndeshjet e ardhshme për Real Madridin, e që do jetë një hendikep i madh për Carlo Ancelottin – sidomos për ndeshjen e së shtunës ndaj Barcelonës në La Liga./Indeksonline/
Parte médico de Rodrygo. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 24, 2024