Real Madridi kryen me sukses testin final, triumfon përballë Romës (Video)
Real Madridi ka regjistruar fitore të rëndësishme, po aq të vështirë dje në International Champions Cup.
Skuadra e Julen Lopetegui ka arritur ta mposhtë Romën me rezultat të ngushtë, 2-1 në ”MetLife”, transmeton IndeksOnline.
Golat për Real Madridin i shënuan Marco Asensio (‘2) dhe areth Bale në minutën e 15-të të ndeshjes.
Ndërsa, Roma e shënoi golin e vetëm dhe të nderit në minutën e 83-të përmes mesfushorit, Kevin Strootman.
Kjo miqësore kishte më shumë qëllime të eksperimenteve taktike, teksa Julen Lopetegui dhe Eusebio Di Francesco provuan të gjithë lojtarët.
Pas ndeshjes në fjalë, Real Madridi është në kuotën e 6 pikëve, ndërsa, Roma ka grumbulluar vetëm 3 pikë./IndeksOnline/