75 Mall Live Search
17:05 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / G T

Real Madridi mbetet me një lojtar më pak, Bellingham merr të kuqin

Skuadra e Real Madridit ka mbetur me një lojtar më pak në ndeshjen ndaj Osasunas,e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.

Në minutën e 39’të, mesfushori anglez, Jude Bellingham u ndëshkua me karton direkt të kuq, shkruan Indeksonline

Mesfushori anglez pati një diskutim me gjyqtarin dhe duket se i ka thënë fjalë ofenduese, që e bëri këtë të fundit të nxirrte nga xhepi kartonin e kuq.

Skuadra madrilene po fiton me rezultatin minimal 0:1 pas pjesës së parë, me golin e shënuar nga Kylian Mbappe./Indeksonline/