75 Mall Live Search
22:59 / E Diele, 20 Prill 2025 / G T

Real Madridi mbetet në garë për titull, fiton ndaj Bilbaos

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të vështirë ndaj Athletic Bilbaos me shifrat minimale 1:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori, Fede Valverde, shkruan Indeksonline

Valverde shënoi një eurogol në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, ekipi i Carlo Ancelottit mbetet në garë për titull – duke shkuar në kuotën e 69 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se lideri Barcelona (73)./Indeksonline/