Real Madridi me mungesa, ky pritet të jetë formacioni i Carlo Ancelottit për ndeshjen ndaj Leganesit

Skuadra e Real Madridit sonte luan ndeshjen ndaj Leganesit e vlefshme për çerekfinalen e Copa del Rey.
Carlo Ancelotti ka shumë mungesa për këtë përballje dhe kështu duhet të përdorë strategji interesante për t’i mbuluar lojtarët që tashmë janë konfirmuar se do ta humbasin këtë përballje.
Për ekipin madrilen sonte mungojnë shumë lojtarë, duke përfshirë këtu: Rudigerin, Bellinghamin, Mbappen, David Alaban dhe Camavingan.
Kurse që një kohë të gjatë, tashmë po mungojnë dyshja Militao dhe Carvajal.
Ndeshja mes Leganesit dhe Real Madridit zhvillohet sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Municipal de Butarque”./Indeksonline/