16:37 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

Real Madridi merr një vendim jo të dëshiruar për fansat, ka të bëj me Mbappen

Po vazhdon ende “drama” e quajtur Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez ditët e fundit është rikthyer në stërvitjet e PSG-së, për tu bërë gati për sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.

Mbappe gjatë muajve të fundit ka qënë i lidhur me një transferim te Real Madridi, pasi ka bërë të ditur se nuk do të vazhdoj kontratën me klubin parisien, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2024.

Por klubi mbretëror ka marrë një vendim i cili nuk do të ju pëlqej fansave të “Los Blamcos”.

Dyqani zyrtar i Real Madridit nuk lejon personalizimin e fanellave të tyre për sezonin e ri me emrin e Mbappes.

“Na falni! Politika jonë e personalizimit nuk lejon përdorimin e këtij emri”, shkruhet me shkronja të kuqe në momentin kur dëshiron të bleni fanellë të personalizuar me emrin e 24-vjeçarit./IndeksOnline/