75 Mall Live Search
13:56 / E Martë, 23 Janar 2024 / L K

Real Madridi merr një vendim të befasishëm për lojtarin e lënduar rëndë

Real Madridi ka vendosur t’i vazhdojë kontratën lojtarit që po vuan nga një lëndim i rëndë, Eder Militaos.

Në njoftimin e fundit të skuadrës madrilene bëhet e ditur se kontrata e Militaos është vazhduar deri në vitin 2028.

Militao është në proces rikuperimi nga një lëndim i rëndë që ka pësuar në fillim të sezonit ndërsa pritet të rikthehet gjatë muajit mars./Indeksonline/