75 Mall Live Search
18:19 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / OSH

Real Madridi ndalet nga Villarreali

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Villarrealit në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në La Liga.

Ndeshja u mbyll ashtu edhe siç filloi, pa porta të tundura.

Qysh në fillim, “Los Blancos” e dinin se do ta kishin vështirë, pasi Ancelotti nuk hodhi në fushë 11-shen më të mirë.

Kjo për arsye se të martën, Real Madridi do të përballet në Champions League me Paris Saint-Germain.

Rastin më të mirë për shënim e pati Bale në pjesën e dytë, duke e goditur shtyllën.

Me këtë barazim, Real Madridi shkon në 54 pikë në vendin e parë, katër më pak se Sevilla.

Në anën tjetër, Villarreali ngjitet përkohësisht në pozitën e pestë me 36 pikë, dy më pak se Barcelona që gjendet në zonën Champions.