Real Madridi ndalet, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Vallecanos
Real Madrid është ndalur në barazim pa gola në udhëtimin e saj ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e javës së 12-të të La Ligës.
Ky rezultat konsiderohet një hap fals për Real Madridin, që me këtë barazim rrezikon të humbasë epërsinë në krye të tabelës. Nga ana tjetër, Rayo Vallecano ia doli të marrë një pikë të vlefshme, shkruan Indeksonline
Barazimi i sotëm i jep mundësinë Barcelonës të afrohet në renditje, nëse arrin të fitojë ndeshjen e saj të mbrëmjes. Kështu, gara për kreun e La Ligës mbetet e hapur dhe shumë interesante pas javës së 12-të./Indeksonline

