Real Madridi në bisedime me yllin portugez
Duket se përpjekjet e bordit drejtues të Real Madridit për të nënshkruar me Paul Pogban kanë marrë fund.
Marrë parasysh këtë, tashti madrilenët po tentojnë ta transferojnë shënjestrën e djajve të kuq, Bruno Fernandes nga Sportingu, transmeton Indeksonline.
Mesfushori portugez pati paraqitje të mira me Sportingun dhe tashti duket se ka marrë vëmendjen e Real Madridit.
Raportohet se klubi spanjoll është në bisedime me Sportingun dhe një marrëveshje mund të arrihet së shpejti./Indeksonline/