17:49 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A. A

Real Madridi në Ukrainë për ‘hakmarrje’/ Zidane zbret në fushë me këtë formacion

Xhiroja e 5-të e Ligës së Kampionëve fillon sonte me ndeshjen Shakhtari – Real Madridi.

Madrilenët do të kërkojnë hakmarrje për humbjen nga ukrainasit në takimin e parë që u zhvillua në Spanjë.

Me një fitore eventuale, skuadra e Zinedine Zidanet siguron kualifikimin më tej.

Ndeshja fillon nga ora 18:55. Këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave:

Shakhtari: Trubin; Dodô, Bondar, Matviyenko, Vitao; Marlos, Stepanenko; Tetê, Kovalenko, Taison; Júnior Moraes.

Real Madridi: Courtois; Lucas Vázquez, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Modric, Odegaard; Rodrygo, Benzema, Asensio.