Real Madridi njofton për datën e prezantimit të Kylian Mbappes

Skuadra e Real Madridit përmes një komunikate në rrjetet sociale ka njoftuar për datën e prezantimit të Kylian Mbappes.
Mbappe mbrëmë u eliminua nga Euro 2024, pasi u mposht nga Spanja me rezultatin 2:1, shkruan Indeksonline
Sipas njoftimit të klubit mbretëror, Kylian Mbappe do të prezantohet te Real Madrid më datën 16 korrik (e martë) në orën 12:00.
Pas prezantimit, Kylian Mbappé do të flasë për mediat në sallën e shtypit të Santiago Bernabéu.
Kujtojmë që Mbappe u transferua në Real Madrid me parametra zero nga Paris Saint-Germain./Indeksonline/
Comunicado Oficial: presentación de Kylian Mbappé.#RealMadrid | #WelcomeMbappé
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 10, 2024