Real Madridi njofton se nesër do të prezantohet transferi i ri

Real Madrid muajin e kaluar ka zyratrizuar blerjen e Franco Mastantuono.
Nënshkrimi me talentin argjentinas i ka kushtuar ”Los Blancos” rreth 50 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Klubi mbretëror ka njoftuar se prezantimi i meshfushorit 17 vjeçar, do të bëhet ditën e nesërme, të enjten, në orën 13:00.
”Real Madrid CF njofton se nesër, të enjten, në orën 13:00, prezantimi i lojtarit tonë Franco Mastantuono do të zhvillohet në Real Madrid City.
Më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, do të mirëpresë Franco Mastantuonon për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme.
Pas prezantimit, Franco Mastantuono do t’u drejtohet mediave në sallën e shtypit të Real Madrid City.”, thuhet në njoftim.
Talenti argjentinas do të nënshkrual kontratë gjashtë vjeçare me klubin mbretëror, e vlefshme deri më 30 qershor 2031.
Mastantuono pati një sezon fantastik, duke shënuar katër gola dhe bëri katër asistime me River Platen./IndeksOnline/