Real Madridi nuk do t’i ofrojë pagë astronomike Alexander-Arnoldit

Real Madridi dhe Trent Alexander-Arnold janë çdo çast e më afër marrëveshjes.
26-vjeçari është afër kalimit te “Madrilenët” si agjent i lirë, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Reali i ka dërguar propozimin mbrojtësit anglez dhe agjentëve të tij. Diskutimet kanë nisur dhe të dy palët e përfshira janë optimiste në arritje të marrëveshjes.
Ndërkohë, raportohet se Reali nuk i ka ofruar ndonjë shumë astronomike si pagë.
Ndonëse shifrat janë pjesë e privatësisë së klubit, besohet se Trent Alexander-Arnold nuk do të ketë një pagë të madhe, një strategji kjo që Reali ka kohë që e ndjekë me lojtarët.
Alexander-Arnold është produkt i akademisë së Liverpoolit, të cilës i ishte bashkuar nga viti 2004, për të debutuar me ekipin e parë në vitin 2016.
Alexander-Arnold ka 342 paraqitje me “The Reds”, ku shënoi 22 gola dhe bëri 87 asiste.