75 Mall Live Search
22:51 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / Blerim

Real Madridi nuk dorëzohet, mbetët në luftë për titull

Skuadra e Real Madrid ka shënuar një fitore të madhe në luftë për titullin e La Ligas.

Djemtë e Zinedine Zidanes fituam 2 me 0 kundër Osasunas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të, shkruan IndeksOnline

Dy golat e ndeshjes u shënuan në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes.

Fillimisht ishte Militao që kaloi madrilenët në epërsi 1 me 0, pastaj Casemiro që dyfishoi epërsinë.

Me këtë fitore, Real Madrid mbetët në luftë për titull. Ata janë në pozitën e dytë me 74 pikë, dy më pak se lideri, Atletico Madrid (76)./IndeksOnline/