13:35 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Real Madridi nuk e ka ndërmend ta shesë Modricin: Ky është veprimi i radhës nga klubi madrilen

Interesimi i Interit për transferimin e Luka Modric është konkret, megjithatë Real Madridi nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e mesfushorit dhe pas këtyre zërave, kroati do të ”shpërblehet” me rritje në pagën sezonale.

Gjiganti italian ka qenë duke punuar qetë për të arritur marrëveshje me lojtarin më të mirë në Kupën e Botës të kësaj veree, transmeton IndeksOnline.

Florentino Perez ka qenë i shkurtë në përgjigjen e tij pas këtyre spekulimeve duke thënë se Modric nuk do të largohet nga klubi në rast se nuk paguhet klauzola e tij blerëse prej 750 milionë euro, por situata është e vështirë.

Klauzola e lirimit të Cristiano Ronaldos kishte rënë nga 1 miliardë euro në 100 milionë pasi portugezi arriti marrëveshje me presidentin madrilen.

Nuk është ende e qartë nëse situata është e ngashme, por Interi vazhdon të besojë se marrëveshja mund të arrihet këtë afat kalimtar.

Megjithatë, gjasat janë të mëdha që Modric të qëndrojë pasi paga e tij sezonale është rritur në 8 milionë euro për sezon, gjë e jashtëzakonshme për një 32-vjeçar./IndeksOnline/

Video thumbnail