75 Mall Live Search
23:20 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Real Madridi pa vështirësi, kalon në raundin tjetër të Copa del Rey

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore ndaj Arandina me rezultatin 1 me 3 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim tutje në Copa del Rey.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë të takimit, shkruan Indeksonline

Fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë shënoi sulmuesi Joselu në minutën e 54’të.

Golin për 0:2 e shënoi Brahim Diaz vetëm një minut pas golit të parë (55’të).

Shënimin e fundit për mysafirët në këtë takim e bëri sulmuesi brazilian, Rodrygo në minutat e fundit të takimit.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Cabrall për rezultatin 1:3.

Në këtë ndeshje debutoi mesfushori i Kombëtares së Turqisë, Arda Guler dhe bëri një paraqitje tejet të mirë.

Me këtë fitore, Real Madrid është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Spanjës, kurse kundërshtarin e ri e mëson pas shortit./Indeksonline/