75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / B O

Real Madridi pranon huazimin e mbrojtësit të njohur te skuadra e Series A

Real Madridi e ka pranuar ofertën e Fiorentinën për huazimin e Olvaro Odriozola. Mbrojtësi spanjoll pritet të huazohet për një edicion te skuadra e njohur e Series A.

Bordi dhe trajneri Ancelotti janë pajtuar me largimin e mbrojtësit, por zgjedhja e lojtarit mbetet e fundit.

Odriozola ka edhe oferta të tjera në La Liga dhe është duke i shqyrtuar të gjitha.

Ancelotti i ka bërë të ditur spanjollit se nuk është në planet e tij për këtë edicion./Indeksonline/