Real Madridi publikon formacionin zyrtar, s’ka asnjë qendërmbrojtës

Skuadra e Real Madridit sonte luan ndeshjen më të rëndësishme në këtë sezon, ndaj Gironas në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Trajneri Carlo Ancelotti ka publikuar formacionin zyrtar të madrilenëve për këtë takim, shkruan Indeksonline
Në formacion shihet se trajneri italian ka startuar pa asnjë qendërmbrojtës, kjo për shkak të lëndimeve të shumta.
Në mbrojtje do të luajnë katërshja, Mendy, Tchoumeni, Carvajal dhe Vazquez./Indeksonline/